SHPËRNDAJE

I përpiktë dhe ka aftësitë e duhura për këtë punë Vogëlushi Liam Mates nga Warwick i Anglisë, e ka shikuar me vëmendje babanë e tij se si kryente punë të ndryshme në renovimin e shtëpisë dhe tani po mundohet t’i kryejë vet.

Edhe pse është vetëm trevjeçar, veprimet e tij të matura dhe me shumë përkushtim, tregojnë se mund të jetë një ndërtimtar i suksesshëm.

Këtë pasion vogëlushi e ka për një kohë të gjatë, pasi shikon filma të animuar dhe emisione televizive, ku zhvillohen punë të këtij lloji.