SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, zhvilluan dje një bisedë telefonike dhe u pajtuan të punojnë së bashku për krizën në gadishullin korean, njofton Shtëpia e Bardhë.

 
“Ata diskutuan nevojën për t’u përballur me situatën tejet të rrezikshme që lidhet me sjelljen destabilizuese dhe përshkallëzuese të Koresë Veriore,” ka thënë Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

Në ditët e fundit, Trump dhe regjimi i Koresë Veriore janë futur në një retorikë të nxehtë rreth programit të armëve bërthamore të kësaj të fundit.