SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Donald Trump hap sot në Nju Jork një javë me fjalime, debate dhe takime dypalëshe mes 193 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, si dhe një iniciativë shumë të përfolur për reformimin e Organizatës.

Fjalimet për Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së do të fillojnë të martën krysisht me ato të krerëve amerikan, francez, maroken, turk dhe izraelit.

Krizat në botë (Koreja e Veriut) si dhe tematikat e mëdha (klima) do të jenë në qendër të bisedimeve.

Vallëzimi diplomatik fillon sot në orën 14:00 GMT me një ceremoni të drejtuar nga Donald Trump, gjatë së cilës 120 vende do të mbajnë një deklaratë politike jo detyruese me 10 pika që nxit OKB-në të reformohet.

Tre ndërhyrje parashikohen, ajo e presidentit amerikan, ambasadores së tij në OKB, Nikki Haley dhe e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Franca ishte vendi i fundit që nënshkroi dje këtë tekst, ku sipas disa prej partnerëve diplomatikë, Parisi nuk e ka plëqyer shumë këtë iniciativë amerikane.

Për sa i përketë pozicionit përfundimtar të Kinës dhe Rusisë, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë, ende nuk njihet.