SHPËRNDAJE

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, do të zvogëlojë në mënyrë drastike ndihmën financiare të cilën SHBA-ja u ofron vendeve të Evropës Lindore, ku përfshihet edhe ndihma për shtetin serb, shkruan Bloomberg.

Siç pretendohet, janë paraparë shkurtime në buxhetin e Departamentit të Shtetit të cilat përfshijnë mjetet e dedikuara për Evropë dhe Euroazi, prandaj është propozuar që këtyre vendeve t’iu dedikohen madje 336 milionë dollarë më pak në raport me atë që administrata e Obama’s ka propozuar për vitin 2017.

Në mes të vendeve për të cilat janë planifikuar shkurtime drastike gjendet edhe Serbia me më tepër se 45 për qind të zvogëlimit prej asaj sa i ishte premtuar nga administrata e Obama’s, transmeton gazetametro.net