SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump edhe një herë ka vazhduar me paralajmërimet e tij drejtuar Koresë së Veriut duke thënë se SHBA-të janë të “përgatitur” për luftë.

Përmes një postimi në Twitter, Trump ka shkruar: “Kapacitetet ushtarake janë të gatshme, nëse Koreja e Veriut do të reagonte jo mençur. Shpresojmë që Kim Jong-un të gjejë një rrugë tjetër!”

Të enjten, Trump kishte thënë gjithashtu se “zjarri dhe tërbimi” si kërcënim nuk ka qenë mjaftueshëm i ashpër për Korenë e Veriut, duke shtuar se “ata do të jenë në telashe, si pak kombe kanë qenë ndonjëherë në gjendje të tillë”.

Ai shtoi Kim Jong-un duhet të jetë “shumë, shumë nervoz”.

Paralajmërimi i sotëm është i fundit në një varg të kërcënimeve të bëra në mes të Amerikës dhe Koresë së Veriut këtë muaj.