SHPËRNDAJE

Janë hedhur dyshime të reja mbi vizitën shtetërore të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Britani të Madhe, pasi që ajo nuk është përmendur sot në fjalimin e mbretëreshës.

Presidenti amerikane e pranoi ftesën e mbretëreshës për ta vizituar Britaninë kur kryeministrja Theresa May e vizitoi Uashingtonin në muajin janar, transmeton Express.

Por, mediat e huaja kanë raportuar se Trump e ka ndryshuar mendjen dhe nuk dëshiron të shkojë në Britani të Madhe derisa ekziston rreziku për protesta kundër tij.

Mbretëresha nuk e ka përmendur vizitën e tij në fjalimin e saj sepse ende nuk është caktuar data e vizitës, ka thënë qeveria britanike.

Mbretëresha përmes një fjalimi të mbajtur sot e ka shpalosur programin legjislativ të qeverisë britanike për dy vitet e ardhshme në hapjen shtetërore të parlamentit.