SHPËRNDAJE

UNIONI I BIZNESEVE SHQIPTARO-GJERMANE, FORCA MË E MADHE EKONOMOKE E DIASPORËS SHQIPTARE.

 

Të pakt janë ata të cilët deri më tani nuk kan dëgjuar per Unionin e bizneseve shqiptaro-gjermane.

Kjo shoqatë e afaristeve shqiptarë në Gjermani, e cila perveq aktiviteteve të suksesshme në Gjermani për tri vite rrjesht subvensionoi 280 studente nga Kosova me bursa vjetore, punësoi qindra student gjat sezonit verorë në Gjermani, ndihmoi disa biznese të vogla në Krushë, mbështeti financiarisht qendrën e përkujdesit ditorë të fëmijëve me nevoja të veqanta „ PEMA“, jetësoi per te rinjët nga Kosova projektin për aftësim profesional 3 vjeqarë në Gjermani, nga tani numëron më shumë se 400 firma antare nga të cilat 65 janë antarë Premium.

Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, mbrëmjen e 2 Shkurtit nën organizimin e koordinatorëve për Landin Nordreinwestfalen, Haki Qamili e Xhevdet Hajdari të mbështetur nga nënkryetari Gani Nuha dhe antari i kryesisë Bekim Bytyqi,organizuan në Düsseldorf një takim promovues/informativ me bizneset shqiptare të ati regjioni.

Gani Nuha nënkryetar dhe Xhevdet Hajdari koordinatorë, i njoftuan të pranishmit për punën, planin e veprimit,të arriturat e gjertanishme dhe planet per të ardhmen që ka Unioni.

Ky takim i karakterit informativ u shoqërua krajt në fund me program muzikorë nën tingujt e këngës së rapsodëve të njohur kosovarë Shaqir Cërrvadiku e Haki Qamili dhe u mbyll me një apilog të suksesshëm me antarësimin e 43 firmave shqiptare në Unionin e bizneseve.

Të bashkuar mund të jemi edhe më të suksesshmëm, ishte porosia e përbashkët nga takimi i Unioni në Düsseldorf!