SHPËRNDAJE
????????????????????????????????????

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka dhënë një njoftim për bashkëkombësit në Floira në situatën e rëndë të cilën po e kalon kontinenti amerikan në këto ditë për shkak të urganit që ka goditur vendin.

“Shteti i Floridas dhe niveli federal kanë ndërmarrë të gjitha masat për strehimin dhe evakuimin e qytetarëve nga zonat që pritet të jenë më të goditura. Në atë pjesë të SHBA jeton edhe një numër jo i vogël i bashkëkombësve tanë. Jam munduar që të kontaktoj me sa më shumë prej tyre. I ftoj që të gjithë të ndjekin me përpikmëri rekomandimet e autoriteteve amerikane. Në ndërkohë, japim në dispozicion kontaktet e Ambasadës së Kosovës dhe Konsullatës në New York për çdo informacion apo emergjencë!

kosovoembassydc@gmail.com embassy.usa@rks-gov.net”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.