SHPËRNDAJE

 

Baton Haxhiu, Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Në Samitin e Berlini u konfirmua qëndrimi i Gjermanisë se nuk do të lëjoj lëvizjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu vlerëson politologu Faik Krasniqi,

Krasniqi thekson se, në këtë Samit, u varros ideja e Thaçit, Vuçiqit, Ramës dhe Baton Haxhiut, sa i përket pazareve me territorin e Kosovës.

Ndërsa, sa i përket dialogut, ai thekson se, nuk ka asgjë të re.

“Samiti i Berlinit veç rikonfirmoi qëndrimin e Gjermanisë (shtetet e tjera me duken Sancho-Panco), se nuk do të lejoj lëvizjen e kufijve. Me këtë u varros ideja e Thaçit, Vuçiqit, Ramës dhe Baton Haxhiut, për aksham pazare me territor të Kosovës. Por, asgjë e re se çfarë do të ndodh me dialogun Kosovë-Serbi. Që do të thotë se akoma duhet t’i durojmë këta cuba!”, thotë Faik Krasniqi