SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar listën e masave për Pakon Fiskale numër 2.

Me këtë rast, ministra të ndryshëm në detyrë kanë dhënë propozimet e tyre se çka do të bëhet me këtë Pako Fiskale dhe realizimin e saj në terren.

Pos kësaj, Qeveria në detyrë është pajtuar që t’ua vazhdojë mandatin sekretarëve të përgjithshëm nëpër ministri të ndryshme.

Mandati i është vazhduar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Naim Baftiu, atij të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi si dhe atij të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi. Mandati i Sekretarëve të Përgjithshëm është trevjeçar.