SHPËRNDAJE

​Ka filluar sot regjistrimi i 120 deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës. Kjo po bëhet në hollin kryesor të objektit të Kuvendit.

Dukagjin Gorani nga radhët e Vetëvendosjes raportohet të ishte i pari që u regjistrua, kurse ndër të parët ishin edhe Ilir Deda nga LAA, e Rasim Selmanaj nga PAN.

Kryesia e vjetër e Kuvendit dje ka vendosur që datat 26, 27, 28 korrik të rezervohen për regjistrimin e deputetëve.

Seanca konstituive është caktuar të mbahet më 3 gusht ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.