SHPËRNDAJE

Situata e përgjithshme në ditën e pestë të protestës në Jarinje është e qetë dhe pa ndonjë incident.

Rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.

Policia vazhdon të jetë e pozicionuar nëpër punkte përgjatë kufirit, duke mbajtur situatën nën kontroll. Përkundër përpjekjeve të ekipit tonë për të marrë mendimin e ndonjë qytetari rreth kësaj situate, ata nuk kanë pranuar të flasin.

Mësohet se situatë e ngjashme po mbretëron edhe në kufirin e Bërnjakut.