SHPËRNDAJE

Një punëtor ka vdekur pasi ka rënë nganjë ndërtesë ku ka qenë duke punuar, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Viktima sipas policisë është M. B 1973.

“Sot rreth orës 10, e kemi pranuar një informacion se në lagjen Arbëria më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një person ka rënë nga një ndërtesë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për viktimen me inicialet M. B 1973”, tha Florie Ahmeti zëdhënsja e policisë,.

Ky nuk është rasti i vetëm i humbjes së jetës së punëtorëve në vendet e tyre të punës.