SHPËRNDAJE
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në ditën e përvjetorit të pavarsisë së SHBA-ve ka thënë se kjo ditë është e bekuar pasi bekuar edhe për ne sepse Amerika ishte dhe mbetet mburojë e lirisë dhe pavarësisë sonë në historinë e re.

Veseli thotë, se vlerat dhe principet amerikane mbesin fanar udhëzues për demokracinë tonë inkluzive, dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

“Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë e bekuar edhe për ne sepse Amerika ishte dhe mbetet mburojë e lirisë dhe pavarësisë sonë në historinë e re. Vlerat dhe principet amerikane mbesin fanar udhëzues për demokracinë tonë inkluzive, dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë nëpërmjet popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Veseli në faqen e tij zyrtare në Facebook.