SHPËRNDAJE

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në llogarinë e tij në rrjete sociale sot ka postuar edhe një spot të ri politik.

“Fillimi i Ri jeni ju vetë. Për Kosovën e fuqishme ekonomike. Për Kosovën tonë krenare dhe fitimtare!” – video jonë e re me mesazhin e koalicionit kombëtar #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. Ndërsa, në spot, Veseli thotë se qëndrojmë të bashkuar për një shtet krenar, sovran dhe të fortë.

“Qëndrojmë të bashkuar për një shtet tonë krenarë, sovran dhe të fortë, ku i riu, punëtori, i ndershmi, i mençmi, i urti, i zoti, do të kenë fjalën dhe mundësinë. Fillimi i Ri buron nga të rinjtë tanë. Buron nga gruaja jonë e lirë dhe sovrane. Fillimi i Ri buron nga edukatoret, arsimtarët, profesorët, nga bashkëluftëtarët tanë.

Fillimi i Ri jeni ju vetë. Për Kosovën e fuqishme ekonomike. Për Kosovën tonë krenare dhe fitimtare!”, thuhet në përmbajtjen e spotit të Veselit.