SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Ferizaj, në një tubim me qytetarë dhe simpatizantë, ka shpalosur platformën e Fillimit të Ri.

Veseli ka thënë se Ferizaji është një qytet që i ka dhënë shumë ekonomisë së Kosovës dhe përkrahja për bizneset e kësaj ane duhet të fuqizohen, për të rritur ekonominë, dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Fillimi i ri, tha ai, nënkupton zhvillim ekonomik që e forcon Kosovën në të gjitha stinet. Ai shtoi se PDK ka fituar në të gjitha stinët e vitit, duke thënë se PDK-ja do të fitojë këtë verë por edhe në vjeshtë, në zgjedhjet lokale, në Ferizaj për ta qeverisur për katër vjetet e ardhshme.