SHPËRNDAJE

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, se kjo parti ‘nuk e jep më kryeministrin me qira’.

Përmes një shkrimi në FB, Kadaj – Bujupi, thotë se kryeministri u takon qytetarëve e jo qiradhënësve.

Kështu shkruan ajo në FB, shkruan GazetaDirekt.

Kryeministri u takon qytetarëve, jo qiradhënësve

Për politikën dhe për funksione të rëndësishme shtetërore, kryetari i PDK-së flet me koncepte të thjeshta biznesi të qiradhënies. Pa ndonjë strukturë të qartë logjike, ai e sheh veten pronar të postit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkundër se partia e tij po bie teposhtë si ndonjë avion i prishur. Funksioni më i rëndësishëm institucional nuk i takon ndonjë partie, aq më pak PDK-së. U takon qytetarëve, ashtu siç edhe ka thënë Haradinaj kur e ka paraqitur dorëheqjen e tij.