SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur dje fjalimin e parë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Trump nuk ngurroi fare të kërcënonte sërish Korenë Veriore, duke thënë që Kim Jong-un po luan lojë të rrezikshme vetëvrasëse, kurse marrëveshjen e Obamës me Amerikës e quajti katastrofike.

Amerikanët, në shumë momente gjatë fjalimit, u ndjenë të turpëruar me presidentin e tyre. Kështu ndodhi edhe me shefin e stafit të Presidentit, John Kelly, i cili assesi nuk arrinte që të rehatohej në karrigen e tij ku ishte vendosur delegacioni amerikan.

Fotografitë e kapura nga mbledhja tregojnë Kellyn që bën gjestikulacione duke shfaqur mospajtimin e tij me këtë qasje të Trumpit. Ndërkohë, bashkëshortja Melania Trump nuk dukej se brengosej shumë për atë që thoshte burri i saj.

Kjo nuk është hera e parë që Kelly kapet duke shfaqur mospajtim me deklaratat e shefit të tij. Kelly ishte zgjedhur shef stafi pasi fillimisht kishte shërbyer në administratën e Trump si sekretar i Sigurisë së Brendshme.