SHPËRNDAJE

Në zgjedhjet e 11 qershorit, befasi për të gjithë ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje, ku ajo arriti t’i dyfishoi votat, duke dalë e dyta në nivel vendi.

E në Anamoravë, ky subjekt u bë forca e parë, duke lënë pas LDK-në e PDK-në.

Gazetari Musa Sabedini, që është një njohës i zhvillimeve politike në këtë rajon,  vlerëson se këtë rezultat e sollën komoditeti i koalicioneve se e kanë të sigurtë fitorën, keqqeverisja nga ana e tyre dhe lënia pas dore e këtij rajoni nga pushteti qëndror.

Ndërsa i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk po e pranon se LDK humbi vota në këtë qytet.

Sipas tij VV u rrit duke marrë votat e të zhgënjyrve të PAN-it.