SHPËRNDAJE

Më 29 shtator, të shtunën Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një protestë për të kundërshtuar diskutimet për shkëmbimin e territoreve, që sipas tyre po bëhen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

E kur kanë mbetur më pak se një javë nga kjo protestë, kryetar i VV-së, Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditura detaje nga organizimi.

Kurti ka thënë se marshi do të nis nga Biblioteka Kombëtare, për të përfunduar te ndërtesa e qeverisë në sheshin Ibrahim Rugova, shkruan Insajderi.

“Do të mblidhemi para biblotekës, për të vazhduar në rrugën Eqrem Çabej, kthehemi te bulevardi Xhorxh Bush, dhe deri te Teatri Kombëtar, pastaj sheshi Skëndërbe dhe Ibrahim Rugova. I ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim moshe gjinie dhe partie, që të bëhen bashkë në këtë protestë që kërkon ndalimin e pazareve Thaçi-Vuçiq”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Këtë protestë ai e ka cilësuar si të qytetarëve, duke thënë se VV-ja vetëm e ka marrë iniciativën.

Kurti është zotuar se protesta do të jetë e qetë dhe madje sipas tij do të përfundojë edhe me muzikë.

“Protesta po  bëhet me iniciativën e VV-së, por kjo është protest e qytetarëve të Republikës. Kur kemi krizë institucionale,e qeveria e bojkoton parlamentin, rruga dhe sheshi janë institucion si asnjëherë më parë”, ka thënë Kurti.

I pyetur për refuzimin e partive tjera, kryetari i Vetëvendosjes theksoi se ditëve në vazhdim do tu bashkangjiten edhe subjekte tjera.

I pari i Vetëvendosjes e kritikoi ftesën e kryeministrit Haradinaj për një “bashkë-kryesues” të dialogut.

“Ne së pari duhet t’i dërgojmë një letër Serbisë për borxhin që e ka. Pastaj dialogu i ri duhet të ketë parime, ekip negociator, udhëheqës”, deklaroi Kurti.

Ndryshe në këtë konferencë u bë e ditur se për qytetarët e 30 komunave do të ketë transport falas, në mënyrë që të bëhen pjesë e protestë