SHPËRNDAJE

Vetëvendosje e konfirmon: S’ka koalicion parazgjedhor me LDK-në
Ka kohë që Lidhje Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë biseduar për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Por duket se me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre – ky bashkëpunim ndërmjet tyre së paku para zgjedhjeve ka marrë fund.

Kështu ka bërë me dije ish-deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla.

“Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinëzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të…

Posted by Xhelal Sveçla on Tuesday, August 27, 2019