SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar lajmin se kërcënuesi i Arbana Xharrës, Betim Aliu i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës është aktivistë i kësaj partie.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka thënë Aliu nuk është as anëtar e as aktivist në asnjë pikë apo qendër të VV-së.

“Lajmi i Express’it se kërcënuesi i Arbana Xharrës në rrjetet sociale, Betim Aliu, është aktivist i VV’së, është i pavërtetë e tendencioz. Ndonëse mund të jetë edhe votues a simpatizant i yni, Betim Aliu nuk është as anëtar e as aktivist në asnjë pikë apo qendër të VV’së”, ka shkruar ai në facebook, transmeton lajmi.net.

Hoti ka dhënë vërejte edhe për Policinë e Kosovës,e cila sipas tij,po arreston këdo që kërcënon zyrtarët e PDK-së në FB, nuk po e bën të njëjtën me ata që kërcënojnë zyrtarët e VV’së, siç ishte rasti me kërcënuesin e Dardan Molliqajt, vëllai i të cilit ka pozicion të lartë në Polici.