SHPËRNDAJE

Aktivistët e grupit mjedisor Greenpeace, kanë akuzuar korporatat Pepsico, Unilever dhe Nestle se po shkatërrojnë rajonin e fundit pyjor të Sumatras.

Kjo nënkupton se shumë specie të elefantëve, orangutangëve, rinove dhe tigrave kanë humbur habitatin e tyre dhe shumë prej tyre tani rrezikohen të zhduken.

Ekspertët thonë se arsyeja prapa shpyllëzimit është kërkimi për vaj të palmës, që po e bëjnë korporatat e mëdha. Vlerësohet se në një zonë që është sa gjysma e Parisit, 5000 hektarë, është shkatërruar.

Sipas një studimi të Rainforest Action Network, nëse nuk ndërmerret diçka shpejt, do të ketë edhe më shumë shpyllëzim në këtë zonë dhe kafshët që jetojnë aty do të zhduken bashkë me të.

Një video e publikuar në Twitter nga Greenpeace, tregon se çfarë i ka bërë pyllit në Indonezi Nestle dhe Unilever. Shikojeni: