SHPËRNDAJE

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sapo ka hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, ku do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë.

Përpos Haradinajt aty ka arritur edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, të cilit ftesa nga Specialja i erdhi vetëm një ditë pas kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është intervistuar ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja.

Kujtojmë se Haradinaj, javën e kaluar dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Në njoftimin e tij për dorëheqje, Haradinaj tha se në Hagë do të shkojë si qytetar i Kosovës, e jo si kryeministër, pasi kjo do të ia rëndonte vendit gjendjen.

“Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, ka thënë Haradinaj.

DUKE NDODHUR 24.07.2019

DUKE NDODHUR 24.07.2019Drejtpërdrejt nga HagaRamush Haradinaj arrin për intervistim në dhomat e specializuara#DukeNdodhur

Posted by RTV Dukagjini on Wednesday, July 24, 2019