SHPËRNDAJE

Qytetarët e një lagjeje në Mitrovicë ia kanë pamundësuar sot kryetarit të kësaj komune që ta pres shiritin e shkollës “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, duke thënë se nuk mund ta pres shiritin e një shkolle një analfabet.

Prindërit e nxënësve e kanë prerë vet shiritin e shkollës së re ndërsa Agim Bahtiri ka ngelur vetëm duke i shikuar.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta pres shiritin.

Përderisa i menjëhershëm është reagimi i një qytetari tjetër, i cili me gërshërë në dorë thotë “këtë shirit e pres unë” – teksa dëgjohen të brohoritura bravo.