SHPËRNDAJE

Koalicioni AAK-PSD sot ka mbajtur tubimin qendror në Prishtinë.

Në këtë tubim disa herë nuk janë ndalur brohoritjet për të nominuarin për Kryeministër, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, në momentin që ai e ka marrë fjalën, e gjithë salla ka brohoritur “O Ramush ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”.

Arsimi dhe edukimi nuk është dhe nuk mund të jetë çështje e një partie politike, por është kryekreje interes kombëtar. Prandaj edhe qasja duhet të jetë vetëm në këtë frymë.

Ky sistem, i cili ngjason vetëm me kullat e rërës, nuk mund të prodhojë njerëz të virtytshëm, me dinjitet e me integritet! Prandaj i takon këtij brezi, që ta bëjë gjënë e duhur për shpëtimin e kombit, ka thënë Haradinaj në fjalën e tij.

Drejtpërdrejt nga Prishtina – Tubimi Qendror #AAKPSD119

Drejtpërdrejt nga Prishtina – Tubimi Qendror #AAKPSD119

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, October 3, 2019