SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Violeta Kajtazi, pas një sezone të ngjeshur me dasma e ahengje familjare, ka vendosur që për publikun e saj ta sjell një këngë të re, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Ty të kam ilaq”, mban titullin projekti më i ri i Violeta Kajtazit, i cili shumë shpejt pritet të lansohet, pasi edhe xhirimet klipit kanë përfunduar.

 

Këtë lajm e ka bërë të ditur, vetë këngëtarja, përmes profilit të saj në Facebook, ku i ka falenderuar edhe bashkëpunëtorët.

 

“Miqtë e mi! Shumë shpejt videoklipi im i ri! “Ty të kam ilaq’”, ka shkuar Violeta ndër të tjera.