SHPËRNDAJE

Artistja drenicase Arbnora Fejza – Idrizi, është një artiste e rrallë në Kosovë. Ajo bën punime të ndryshme nga letra, me artin e quajtur Origami. Në vitin 2018 kishte konkuruar për Rekordin Botëror në Guinness, për “Lulja më e madhe në botë”. 13 me 13 metra, me diametër 8.70 e gjitha e punuar me copa letre (letër guzhine).
Sot ajo gëzon këtë titull, pasi që puna e saj u shpërblye me Rokordin e ri botëror në Librin Guinness


Pra, çertifikata e një fituese botërore për artin origami vjen në Kosovë, por a mirëpritet nga shteti apo vetëm nga fituesja?
Nuk është çmim i vogël sa për mos t’u bërë e madhe kjo punë.
Arbnora meriton përkrahje dhe falëndërime të veçanta nga komuna dhe institucionet përkatëse të Kosovës.

Sidoqoftë, ne e urojmë dhe e falënderojmë për Rokordin në Guinness!
Suksese pafund Arbnorë!GD