SHPËRNDAJE

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Arbër Vllahiu ka thënë se do të përfaqësoj qytetarët e Prishtinës.

Ai ka thënë se ky qytet nuk do të udhëhiqet më me inate, arrogancë dhe bllokada.

“Unë do të përfaqësoj Prishtinën, do të përfaqësojë qytetarët e Prishtinës. Qytetarin do ta afrojë me Prishtinën dhe do ta bëjë pjesë të ndryshimeve, pjesë të zhvillimit të qytetit, që qytetarët ta shohin Prishtinën si pronën e tyre. Do të thotë, si një qytet që e duan, si një qytet ku jetojnë, si një qytet ku punojnë bashkë dhe e zhvillojnë bashkë”, ka shkruar Vllahiu në facebook.

“Prishtina nuk mund të udhëhiqet më as me inate, nuk mund të udhëhiqet më as me arrogancë dhe as me bllokada, nuk mund të udhëhiqet më me asnjë proces që e ngadalëson zhvillimin e qytetit, por duhet të shihet si një qytet që do të ecë me hapa të përshpejtuar, drejt një zhvillimi më të hovshëm, si kryeqendër, si kryeqytet i Kosovës, dhe si kryeqytet që do të jetë i barabartë me të gjitha kryeqytetet e tjera edhe në rajon, por edhe më gjerë”, ka thënë ai.

Vllahiu ka shkruar se Prishtina duhet të jetë në hapat me vendet e zhvilluara të rajonit.

“Një Prishtinë që është në hap me të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, por kryesisht duke i ruajtur karakteristikat e saj”, përfundon postimi i Arbër Vllahiut në facebook.

Vllahiu do të përballet me Shpend Ahmetin, Lirak Çelajn dhe Arban Abrashin për kryetar të Prishtinës.