SHPËRNDAJE

Një femër 23-vjeçare mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara.

Ndërsa, sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës bashkë me ekipet tjera të Forenzikës dhe mjekoligjorët, për t’u marrë me rastin.

Zëvendësprokurorja e shtetit, Sevdije Morina, ka thënë se nuk dihet saktë nëse është vrasje apo vetëvrasje.

“Ende jo saktë. Duhet të priten hetimet”, ka thënë Morina për Reporteri.net.

Media të ndryshme po raportojnë se Policia e Kosovës është duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ku dyshohet se ka vdekur 22 vjeçarja B.O., në Besi të Prishtinës.

Sipas këtyre raportimeve dyshohet se 22 vjeçarja është vetëvrarë, por pritet që mjekësia ligjore të dalë me raportin e obduksionit.