SHPËRNDAJE

Të paktën 14 luftëtarë të grupit terrorist islamik al-Shabaab u vranë gjatë një përleshje mes kryengritësve dhe paqeruajtësive të Bashkimit Afrikan në Somali, tha sot delegacioni i Misionit të Bashkimit Afrikan në Somali (AMISOM).

“Ushtarët zbuluan militantët gjatë një patrulle në qytetin e portit të jugut të Kismayo të hënën”, sipas një shkrimi të AMISOM-it në Twitter.

“Mes të vdekurve ishte një komandant i nivelit të mesëm i grupit terrorist islamik al-Shabaab”, tha delegacioni i misionit të AMISOM-it.

AMISOM-i mbështet qeverinë e Somalisë në luftën kundër organizatës terroriste al-Shabaab me rreth 22,000 ushtarë dhe oficerë policie, përcjell Atsh.

Grupi militant, i cili po kërkon të krijojë një shtet islamik në Somali, është i lidhur me rrjetin terrorist ndërkombëtar të al-Kaedës.