SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se as ai e askush tjetër nga pala serbe nuk e ka të lehtë të bisedojë më Prishtinën, por se ai do të luftojë.

“Njerëzit kryesisht i mbajnë mend ngjarjet në vitet ’90 apo 2000. Serbët janë ndjekur dhe larguar nga Kosova dhe unë qytetarëve do t’ua bëj me dije disa objektiva”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka theksuar se pala serbe do të përpiqet së pari ta ruajë paqen, pastaj të mbrojë interesat dhe të drejtat e njerëzve të saj në Kosovë.

“Si ta realizojmë këtë? Mund t’i themi vetvetes së e tëra është e jona, por ne e dimë se kjo nuk është e vërtetë – ka thënë ai.

Vuçiç ka thënë se me 9 shtator do të udhëtojë në Kosovë, ku do të paraqesë detaje të planit të tij për Kosovën.