SHPËRNDAJE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev biseduan sot në telefon dhe ranë dakord, në pesë pika, mbi parimet në  të cilat do të bazohen marrëdhëniet e të dy vendeve dhe mbi të gjitha që të gjitha mosmarrëveshjet e mundshme të zgjidhen – me dialog.

Siç thuhet në një deklaratë të përbashkët, Vuçiq dhe Zaev, në një bisedë të gjatë dhe të hapur, diskutuan të gjitha rrethanat e reja në marrëdhëniet e të dy vendeve dhe arritën marrëveshjen.

Kjo bisedë mes zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve erdhi pasi  Serbia tërhoqi  stafin e saj diplomatik nga ambasada serbe në Shkup, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

U raportua se tërheqja e stafit të kësaj ambasade nga ana e Beogradit zyrtar u bë për shkak se Qeveria e Maqedonisë kishte përgatitur një propozim për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.