SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë se “e di që Maqedonia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, shkruan B92.

Siç ka thënë Vuçiq, tërheqja e stafit të ambasadës serbe nga Maqedonia ka qenë një mënyrë për t’i thënë Shkupit “se Seria e di çfarë jeni duke bërë”, njofton Klan Kosova.

“Ne e dimë se çfarë janë duke bërë, por ne s’ua duam të keqën, përkundër se e kanë njohur Kosovën, përkundër se do të votojnë për Kosovën në UNESCO”, ka deklaruar Vuçiq.