SHPËRNDAJE

Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një ditë pas marrjes së detyrës së Presidentit ka takuar kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, Ismail Kahraman.

Ai e falënderoi kryepalambnetrin për ardhjen dhe e kërkoi që t’i përcjell falënderimet presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, “meqë dërgimi i një përfaqësuesi aq të lartë është sinjal i mirë për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes dy vendeve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç theksoi se marrëdhëniet janë në rritje dhe mund të jenë shumë më të mira në të ardhmen. Ai theksoi se Serbia dhe Turqia në masë të konsiderueshme kanë avancuar marrëdhëniet ekonomike, ndërsa në marrëdhëniet politike gjithnjë më shumë kanë mirëkuptim. Vuçiç theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të dy Parlamenteve.

Kryeparlamentari turk, Kahraman, uroi presidentin e Serbisë për fitoren në zgjedhje dhe e ftoi në Forumin botëror të naftës që në korrik mbahet në Stamboll.

Ai po ashtu theksoi se Turqia përgatit vizitë të presidentit Erdoğan në Serbi. “Serbia si për Turqinë ashtu edhe për tërë rajonin, është një vend shumë i rëndësishëm. Dëshirojmë që t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe sa më shumë biznesmenë turq të investojnë në vendin tuaj”, tha Kahraman