SHPËRNDAJE

“Washington Times”, shkruan se ky problem mund të zgjidhet me ndërmjetësim efikas ndërkombëtar, ku diplomacia më së miri funksionon kur Evropa dhe SHBA bashkëpunojnë, ndërsa deklaratat e paradokohshme të kryetarit serb Aleksandar Vucic japin arsye për optimizëm.

Gazeta amerikane përkujton se Vucic i ka bërë thirrje popullit serb që të “ndërpresë ta fusë kokën në rërë” kur është fjala për Kosovën dhe të fillojë “dialog të brendshëm”, duke i porositur serbët që të jenë realistë, transmeton gazetametro.net.

Ndoshta po përgatitet dakordimi i madh, thuhet në tekst dhe theksohet, edhe pse normalizimi i marrëdhënieve fillon me zgjidhjen e shumë çështjeve bilaterale, gjithçka tregon se Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Njohja do të sillte deri te anëtarësimi i Kosovës në KB, derisa Kosova dhe Serbia do të negocionin për kriteret e anëtarësimit në BE dhe në fund do të hynin në kuadër të tij së bashku, pretendohet në tekst nën titullin “Përse Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Duke përkujtuar se në kuadër të negociatave tashmë ekziston dialogu i Brukselit nga viti 2011, “Washington Times” përmend se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen dhe se BE duhet të ndërpresë ndërmjetësimin nëse cilado palë nuk i plotëson obligimet e veta.

Gazeta vlerëson se BE duhet të kushtëzojë fondet e para-hyrjes (IPA) të cilat i ndanë për Beogradin dhe Prishtinën, me përfundim se parimi kryesor duhet të ishte “pa përparim nuk ka kapitull”, me çka e kishte lidh zbatimin e marrëveshjes me aspiratën e Serbisë kah anëtarësimi i BE.