SHPËRNDAJE

Gazetarja Arbana Xharra pas humbjes së thellë që PartiaDemokratike po pëson nga zgjedhjet e 25 qershorit ka shigjetuar ish-­kryeministrin Sali Berisha.

Në vijim të replikave me Berishën, i cili pak kohë më parë e quajti ndrikull dhe ‘nëna e Zeqos’, gazetarja nga Kosova e uron për humbjen dhe e këshillon që ta marrë me relaks.
Postimi i plotë:
Baca Sali – se kështu ju drejtohemi më të moshuarve ne këndej Drinit – më quajtët ndrikull, kur ju kritikova se i keni bërë Shqipërisë dhe Kosovës shumë dëme me ato mbi 20 vjet qeverisje. Nëna e Zeqos më quajtët nëse më kujtohet. Dhe madje edhe latinishten e sallave të operacioneve e përdoret me plot patos: Ignjorantia non est argumentum. E sigurt padija nuk është argument. Por kujt i mungonte ajo? Ju s’patët as dije e as arsye e as forcë për të kërkuar falje dhe të lutshi edhe për një shans – jo për ju, por për demokratët. Ose gjithë ata votues demokratë që ua kthyen shpinën e u bënë me nënat e Zeqove e kanë gabim e ju çka dolët profet i vetëshembjes totale?Po unë ndrikull, kumbare por e frymës së popullit se ai ua tregoi vendin se as nënat e Zeqove nuk iu duan më.
Gëzuar humbjen dhe merreni me relaks. Bëhet mirë për demokratët dikur.