Tërmeti i magnitudës 8.2 shkallë të Rihterit ka goditur sot në mëngjes pjesën jugore të Meksikës. Njerëzit kanë ikur në panik nga shtëpitë e tyre, kurse është lëshuar paralajmërimi për cunami.
Mediat raportojnë se deri më tash janë pesë viktima nga tërmeti, në mesin e tyre dy fëmijë.
Një numër i madh i fotografive dhe videove nga Meksika janë postuar në rrjetet sociale, ndërsa në një xhirim është “kapur” momenti i fillimit të tërmetit. Zhurmat kanë qenë të tmerrshme, duke i ngjarë ardhjes së një treni.