SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK- AAK- NISMA, Milaim Zeka, premton se nëse zgjedhet deputet në Parlamentin e Kosovës, në mesin e shumë planeve që ka, do të mbrojë edhe të drejtat e mësuesve dhe edukatoreve të Kosovës, pasi, siç shprehet ai, ato punojnë në kushte të rënda dhe me numër të madh fëmijësh. Edhe më herët ai ka përmendur se do të punojë fuqishëm që fëmijëve t’ju krijojë kushte më të mira nëpër çerdhet e vendit, shkruan Parrotlla.net.

Mendoj që pas pleqve edhe femrave në Kosovë, kategoria ma e fyme edhe e nënçmume janë fmijët. Ka shumë njerëz te ne që fëmijun e konsiderojnë jo si dashuri, jo si lumturi, jo si rrezatim pozitiv në familje, po thotë kuku po kanë fmija, merre qite andej se po ma prish gjumin dhe kjo vjen si rezultat i kushteve të mjerueshme në të cilat ndodhet popullata e Kosovës. Prandaj, edhe kjo kategori kam dëshirë edukatoret e çerdheve, mësueset me më mbështetë fuqishëm ngase unë do të mbroj fuqishëm në Parlamentin e Kosovës të drejtat e tyre. Prandaj, të gjitha ato edukatore të cilat do të votojnë koalicionin numër 12, listën numër 12, PDK- AAK- NISMA, dëshiroj që të klikojnë edhe numrin tim që e bart në listën e deputetëve, numrin 52.