SHPËRNDAJE

Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit.

Tubimi zgjedhor në Malishevë, u bë shkas që Zenun Pajaziti ta konfirmojë kandidaturën e tij për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Fitorja jonë tani, na duhet që ta sjellim PDK-në në pushtet në vjeshtën e këtij viti. Kjo fitore na duhet për shkak edhe të veprimtarëve tanë të palodhur nga ky mes, për shkak të Malishevës, për shkak të Gjilanit. Unë e marr përgjegjësinë e plotë ta sjell fitoren e PDK-së edhe në zgjedhjet lokale të këtij fundviti. PDK do të jetë fituese. Ju siguroj, në emrin tim, se unë do të jem ai që do t’ju prij. Këtë nuk e kam thënë deri tani. Po e them këtu, ngase tash e kam parë gatishmërinë tuaj që të jem unë ai, për ta sjell fitoren e PDK-së në Gjilan”, ka thënë Pajaziti.

Ndryshe, PDK-ja humbi Gjilanin në zgjedhjet e para katër viteve, pas dy mandateve që kishte qeverisur me në këtë qytet. Atë e mori Lutfi Haziri që paraprakisht ishte ministër kulture.

Zgjedhjet për kryetar komunash në Kosovë do të mbahen këtë vit, në tetor.