SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar me kryeparlamentarin Kadri Veseli në ambientet e Kuvendit në një takim të mbyllur për media.

Temat e këtij diskutimi nuk janë bërë të ditura deri më tani.

Pas këtij takimi, Presidenti Thaçi pritet që në orën 13:30 të takojë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kujtojmë që këto dy takime shënojnë njëherësh edhe rastin e parë që po takohen tre krerët e institucioneve pas votimit të qeverisë Haradinaj një javë më parë.