SHPËRNDAJE

Portugalia ka deklaruar tri ditë zie për 62 viktimat e një prej zjarreve më vdekjeprurëse të vendit.

Katër fëmijë janë në mesin e viktimave, shumë prej të cilëve u gjetën të vdekur brenda makinave të tyre, ndërsa ata u përpoqën të iknin nga zona qendrore pyjore e Pedrógão Grande.

Qindra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë flakët në disa fronte. Kryeministri Antonio Costa e quajti atë “tragjedinë më të madhe që kemi parë vitet e fundit në lidhje me zjarret në pyje”. Ai tha se mendohej të ishte ndezur nga një goditje rrufe.