SHPËRNDAJE

Kryesia e PDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për emrat që kryetari i partisë ka propozuar për të qenë pjesë e Qeverisë Haradinaj.

Hajredin Kuçi ka konfirmuar emrat e mëposhtëm për ministra në Qeverinë Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë.

Kështu që Enver Hoxhaj është  kandidat për zëvendëskryeministër, Bedri Hamza për ministër të Financave, Uran Ismajli për Shëndetësi, Besim Beqaj Inovacion dhe Ndërmarrësi,  Dhurata Hoxha ministre e Integrimeve, Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë dhe Kujtim Gashi ministër i Kulturës.