SHPËRNDAJE

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Izmi Zeka, ka thënë se nëse ka argumente që mistri i ri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, është përfshirë gjatë luftës në dhunën ndaj shqiptarëve, atëherë nuk duhet të ketë diskutim të gjatë.

Këto komente zyrtari i PDK-së, i bëri përmes një statusi në Facebook, ku mes tjerash ka theksuar se përveç largimit nga qeveria, ai duhet të ndiqet nga prokuroria dhe të fillojnë hetimet ndaj tij.

 

Postimi i plotë i Zekës:

 

Këto ditë po ka debat rreth Ministrit të ri të Bujqësisë z.Nenad Rikalo.
Nëse ka argumente se ai është përfshi gjatë luftës në dhunën ndaj shqiptarëve e sidomos me dëshmitar të gjallë atëherë këtu nuk duhet të ketë diskutim të gjatë. Përveç largimit nga qeveria që është problem më I vogël ai duhet të ndiqet nga prokuroria dhe të fillojnë hetimet ndaj tij.
Askush nuk mund të fshihet me petkun qeveritar e që I ka shërbyer një pushteti vrastar serb dhe gjenocidin që e ka bërë në Kosovë ndaj popullatës shqiptare.
Organet e hetuesisë duhet të fillojnë pa humbur kohë për rastin e tij.