SHPËRNDAJE

Portieri anglez kërkohet nga skuadrat e Premier Ligës.

Pas huazimit njëvjeçar te Torino, Joe Hart është rikthyer në Angli por sipas së gjitha nuk do të jetë më pjesë e Manchester Cityt, transmeton KosovaPress.

Portieri anglez vështirë se do të qëndrojë nën urdhrat e Pep Guardiolës në Etihad Stadium, dhe siç raporton The Sun, në gjurmët e 30-vjeçarit është vendosur West Ham.

Skuadra e Slaven Bilic është në kërkim të një portieri dhe Hart shikohet si përforcimi ideal për këtë repart. /KosovaPress/