SHPËRNDAJE

Alexandre Lacazette ka thënë se zgjodhi Arsenalin sepse luan futbollin më të bukur në Angli
Arsenal ka njoftuar për transferimin e sulmuesit të Lyonit, Alexandre Lacazette për 50 milionë euro.

Francezi ka treguar që si fëmijë e ka përcjellë këtë skuadër dhe tashmë ëndrra i është bërë realitet. Ai po ashtu insiston se Arsenal luan futbollin më të bukur në Angli.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar sepse Arsenali është klub legjendar. Sot më është realizuar ëndrra”, ka thënë Lacazette për faqen zyrtare të klubit.

“Sipas mendimit tim, Arsenali është klubi që luan futbollin më të mirë në Angli”. /Express/