SHPËRNDAJE

Klubi katalanas ka siguruar transferimin e futbollistit të Santos.

Lucas Lima do t’i bashkohet Barcelonës, pasi që palët kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në Camp Nou.Fox Sports Brazil njofton që reprezentuesi brazilian do t’i bashkohet Barçës në muajin janar të vitit 2018.

Lima që luan me Santosin, njëherësh është edhe vëllai i të dashurës së yllit të Blaugranave, Neymar.26-vjeçari pritet të kalojë si transfer i lirë te Barcelona, pasi që kontrata e tij me Santosin skadon në fund të këtij viti kalendar.