SHPËRNDAJE

Dyshja shqiptare e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Gjerdan Shaqiri, kanë shënuar nga një gol, në ndeshjen që po luhet kundër Ishujve Faro, e vlefshme për kualifikime për Kampionatin Botëror 2018.

Xhaka mesfushori shqiptar i Arsenalit, pas 36 minutave lojë ka zhbllokuar rezultatin duke e sjellë në epërsi Zvicrën 0-1, derisa për ngritjen e rezultatit 0-2 u kujdes Gjerdan Shaqiri, një tjetër shqiptar i skuadrës helvete. Me këtë ndeshje po luajnë edhe tre shqiptarë tjerë Xhemajli, Behrami dhe Mehmeti