SHPËRNDAJE

Futbollisti Mehmet Veliu, i cili është pjesë e “SHF Drenica” është duke shkëlqyer në Lidhjen Rajonale të futbollit në Mitrovicë.

Pas gjashtë jave të zhvilluara deri më tani, Mehmeti i vogël ka shënuar 17 gola për ekipin e tij dhe i prin listës së golashënuesve më të mirë në gjeneraten U13-të.

Ai është pjesë e Drenicës prej muajit gusht, ndërsa më parë kishte qenë pjesë e një shkolle të futbollit në Polac.

Mehmeti, i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij, duke shënuar në çdo takim të LRFM.

Talenti dhe vizioni i tij për lojën e futbollit e bën atë njërin prej futbollistëve me një të ardhme të ndritur.

E pos që është një futbollist i jashtëzakonshëm, Mehmeti është një shok i mirë dhe një nxënës shembullorë./Mitrosport