SHPËRNDAJE

Abdelhak Nouri vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital. Futbollisti i Ajax, i cili u rrëzua në tokë pa ndjenja gjatë zhvillimit të miqësores me Werder Bremen, vazhdon të qëndroj i shtruar në spitalin e Innsbruck të Austrisë nën kujdesin e vecantë të stafit mjekësorë. Ajax në një komunikatë të lëshuar për mediat ka sqaruar gjendjen e 20-vjecarit.

Sipas asaj që bëjnë me dije klubi, zemra e Nouri po punon normalisht dhe nuk duket të ketë dëmtime serioze. Më tej ata shtojnë se është ende herët për të dhënë një përgjigje përfundimtare në lidhje me gjëndjen e tij. Si fillim stafi mjekësor do të presë që futbollisti të qëndrojë dhe për disa ditë nën kujdesin e tyre dhe më pas do të kryejnë testet mjekësorë më të detajuara për të kuptuar më mirë rreth gjëndjes së mesfushorit. Në momentin kur Nouri u rrëzua në fushë bluzat e bardha ndërhynë menjëherë duke i dhënë disa goditje me defribilator, e më pas e transportuan me helikopterë për në spital.